Go to content

Main menu:

Happy tours

Search
| News & Special Offers  |  Reservation Form  |   Terms & Conditions |   Confidential Prices |   Sign Up  |   

roma fir venezia

INCOMING

Tour Packeges
Holidays

OUTGOING

Udhetimet Turistike
Paketa Pushimesh

ACOMODATION

Hotels in Albania
World Hotels
Hotel City Lists

TICKETING

Airlines Ticket
Ferry Boat Ticket

TRANSPORTATION

Transportation and transfer service
Car Rentals
Guide & Assistance
Services

OTHER SEVICES

Mineral Activity Constructions Real EstateProfesional Guide Insurance

SPECIAL EVENTS

Event Management
Corporate Events

e-NEWSLETTER

Link Parners
Foto & Video-s



Program kulturor me autobus, 6 dite

Dita 1. Durres-Bari

Nisja me autobus nga Tirana ne Durres imbarkimi ne tragetet e linjes Durres-
Bari ne oren 21, akomodimi ne kabine me krevat fjetie. Nisja ora 23.00.Nata
ne Lundrim.

Dita 2. Bari- Rome

Mberritja ne portin e Barit ne mengjes, nisja me autobus ne qytetin e Romes,
mberritja dhe akomodimi ne hotel 3*** Pas dite vizite tek monumenti i
Skenderbeut, ne Piazzen Albania dhe ne zonen Piramide. Darka dhe nata
ne hotel.

Dita 3 Rome Firence

Pas mengjesit ne hotel, Ekskursion me Guide ne kryeqytetin e Perandorise
se fameshme Romake ku nen drejtimin e shoqeruesit shqiptar do te vizitoni:
qytetin e Vaticanit ,Sheshin San Pietro, Pallatin Madam, selia e Senatit ,
Coloseo, Fontana di Trevi, Piazza Venezia, Piazza Barberini,Piazza del Popolo,
Catacombe ne rrugen e Shtate Kishave, Bocca della Verita (Tempulli Vesta)
etj .Pas dite nisja drejt Firences. Mberritja ne mbremje dhe sistemimi ne
hotel. Ne mbremje vizite e Firences qe konsiderohet si simbol i Rilindjes
italiane. Vizite e monumenteve kryesore siç jane Duomo, Battistero, Kupola e
Brunelleskit dhe Kulla e Giotos.Vizite e Sheshit De Pitti, e Bazilikes Santa Kroce
dhe e Ures se Vjeter si edhe e Sheshit Michelangelo nga i cili mund te shijoni
nje panorame te mrekullueshme. Akomodimi ne hotel,darka dhe nata ne
Firence.

Dita 4 Firence-Venezia

Pas mengjesit ne hotel trasferimi ne Venecia. Vizite me guide e ketij
qytetit te mahnitshem i ndertuar mbi uje. Napoleoni e quajti ate: "dhoma e
pritjes me ebukur ne bote". Vizite e Sheshit San Marko, qe eshte nje harmoni
spektakolare e elmenteve bizantin, roman, got dhe te rilindjes; Vizite e kulles
se sahatit qe eshte nje nga orat e para ne bote me mekanizem mekanik dhe
qe perveç orarit tregon edhe fazat e henes, te diellit dhe te horoskopit. Vizite
e Ures se psheretimave, te kalimit te mbuluar qe lidh Pallatin e Dukeve me
burgun e vjeter. Akomodimi ne hotel 3*.Darka dhe nata ne Venecia.

Dita 5 Venezia - Bari

Mengjesi ne hotel.Nisja per ne Bari pergjate rruges panoramike te bregdetit
Adriatik,ku dote kete dhe ndalesa per tu clodhur per kafe dhe per te ngrene
ne vende te njohura turistike.Mberritja pas dite ne Bari,shetitje ne qytet per tu
njohur me qytetin port te Italise jugore,aty ku lindja takohet me perendimin.
Imbarkimi ne tragetin e linjes Bari-Durres rreth ores 21, akomodimi ne kabine
me krevat fjetie. Nisja ne oren 23.00.Nata ne Lundrim.

Dita 6 Bari - Durres

Mberritja ne portin e Durresit ne mengjes, nisja me autobus ne Tirane

Cmimi i publikuar per person

430 euro, grup mbi 50 persona
450 euro, 40 - 50 persona
480 euro, 30 - 40 persona



NE CMIM JANE TE PERFSHIRA:

  • 4 nete qendrim ne hotel 3*
  • 2 nete ne traget me kabine fjetie
  • Udhetimi me autobus modern
  • Mengjeset dhe darkat ne hotel.
  • Shoqeruesi dhe guida


NE CMIM NUK JANE TE PERFSHIRA:

  • Sherbimet qe nuk jane ne program.
  • Drekat dhe pijet gjate vakteve.
  • Viza e hyrjes (35 Euro).


Per cmime konfidenciale Log In


Back to content | Back to main menu